Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic analizoi humbjen 3-2 ndaj Bylisit.
“Nuk kemi probleme me mungesat. Sot Bylis ishte më agresiv për topin e dytë. Pjesa e parë u vendos nga goli i tyre për fajin tonë. Mund të kishim barazuar. Kemi shpejtë edhe javën e fundit për këtë vit ndaj Tiranës.
Presioni? E ka çdo skuadër. Nuk është çështje presioni. Bylis është i fortë në shtëpi, ndërsa ne luftuam. Ndoshta edhe unë do mendojë diçka pak më ndryshe rreth rolit të Kasës.
Nëse do kisha opsion më të mirë, do reagoja, por nuk kisha mundësi tjetër. Kasa bëri maksimumin nga krahu i djathtë. Mbrojtja? 3 gola të pësuar janë shumë. Nuk ishte dita jonë. Të gjithë golat e pranuar erdhën prej gabimeve tona”.
