Trajneri i Vorës, Arjan Bellai, analizoi humbjen 2-0 ndaj Egnatias.

“Egnatian e dimë që është një nga ekipet më të mira, kampione e Shqipërisë. I ka futbollistët me eksperiencë. Në pjesën e parë kishim rastet tona për shënim, por edhe në pjesën e dytë. Kur nuk shënon me ekipet e mëdha, do pësosh. Gabimet në futboll ndodhin, kjo është lojë, është edhe VAR-i. Kur ndërhyn VAR-i, gjithçka ka mbaruar.

Kjo është Egnatia, vuajtëm edhe në ndeshjen e parë me futjen e Aleksit në treshe. Edhe atëherë edhe sot, e kishim këtë problem. E hëngrëm golin shumë shpejt. Pas pësimit të golit riskuam edhe ne me futjen e Felipes. Qetësia na mungon, eksperienca dhe besimi për të shënuar brenda zonës. Mund të hanim edhe golin e tretë. Ishim shumë të hapur, kur kaluam 4-4-2 e dinim rezikun me lojtarin më tepër në mesin e fushës.

Riskuam për të shënuar një gol. S’jam i mërzitur, fundja me Egnatian humbëm. Kishin mundësi të shënonin golin e 3-të, nuk ia arriti. Kokën duhet ta mbash lart për këto ekipe të mëdha si Egnatia, Dinamo, Vllaznia, Elbasani. Ne të bëjmë lojën tonë dhe të luftojmë ekipet që janë në grupin tonë për atë objektiv që kanë.

Nga ndeshjet që kemi parë te Egnatia herët e fundit, ata e mbanin topin me stoperin. Aty ne gabuam kur e dërgonim topin në anësore, e humbnim topin ose e lëshonim si pasim të gjatë. Gabimi ynë ishte që s’e mbajtëm në qendër dhe ramë në grackën e Egnatias për presing. Disa herë e bëmë, i pritëm, arritëm të dilnim në dy kundërsulme, por ndonjëherë nuk të ndihmon edhe fati. Po të ishte Egnatia këto gol i bën, ne s’i bëjmë dot akoma.

Kalendari, Elbasani, Dinamo dhe Bylis? E dinim që programi ishte kështu. Në Shkodër ia arritëm qëllimit me 1 pikë, sot jo. Të shohim ndeshjen me Elbasanin. Me Egnatian mund të humbasësh më thellë, doja edhe pak fat, që s’ka qenë kurrë me ne. Jam i kënaqur me çunat pasi mundohen të luajnë dhe të shikojnë ekipet e mëdha në sy. S’mbetet gjë tjetër, për të parë vetëm ndeshjen e radhës me Elbasanin, na mungon vetëm goli”, tha Bellai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb