Real Madrid u mund 3-2 nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës.
Tifozët e madrilenëve nuk kanë hezituar që të sulmojnë menjëherë trajnerin e Los Blancos, Xabi Alonso.
“Shkarkojeni menjëherë”, “Xabi Alonso nuk është njeriu i duhur për Real Madridin”, “Mjaft më me eksperimente në ‘Clasico’”, ishin disa nga komentet kundër teknikut.
Kohëve të fundit është shtuar presioni ndaj Alonsos për shkak të rezultateve të dobëta.
