Mbrojtësi i Interit, De Vrij u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 2-0 ndaj Fluminenses në Kupën e Botës për Klube.
“Duhet të ishim përgatitur më mirë, ata ishin më të sigurt në duele. Duhet të kishim rritur ritmin, por nuk ia dolëm. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, krijuam raste, por nuk mjaftoi.
“Mendoj se duhet të kishim bërë më shumë. Kjo Kupë Bote ishte një mënyrë për t’u njohur edhe me stafin e ri.
“Tani ka shumë zhgënjim, por duhet t’i lëmë të gjitha këto pas dhe kur të kthehemi do të fillojmë përsëri me një dëshirë të madhe për të bërë më mirë, për të punuar dhe për t’u rritur së bashku“, tha De Vrij.
