Hungaria synon të vazhdojë dhënien e vizave të saj Shengen për qytetarët rusë, pavarësisht lehtësimit të vizave në Bashkimin Evropian si rezultat i luftës në Ukrainë.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, në një intervistë për agjencinë ruse Tass të dhënë në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kujtojmë se prej kohësh Rusia po përballet me sanksione për shkak të luftës që ka nisur që në shkurt në Ukrainë.
