Grupi Huthi i Jemenit, i mbështetur nga Irani, ka deklaruar të dielën se ka kryer sulme ndaj Izraelit në koordinim të drejtpërdrejtë me Teheranin – një zhvillim i paprecedentë që tregon një nivel të ri të bashkëpunimit mes grupeve të lidhura me Iranin dhe vetë Republikës Islamike. Lajmi është raportuar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.

Në një deklaratë televizive, zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yehya Sarea, tha se grupi jemenas ka shënjestruar qytetin Jaffa në Izraelin qendror me disa raketa balistike gjatë 24 orëve të fundit.

“Ky është një triumf për popullin e shtypur palestinez dhe iranian,” tha Sarea. “Operacioni u koordinua me sulmet e kryera nga ushtria iraniane kundër armikut kriminal izraelit.”

Deklarata përfaqëson herën e parë që një grup i lidhur me Iranin pranon publikisht bashkëpunim operacional me forcat iraniane në sulmet ndaj Izraelit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb