Me fitoren ndaj Izraelit, Hyka u shpreh se ka mbetur i kënaqur , ndërkohë që sa i përket shiritit të kapitenit, ai u shpreh se nuk e dinte që do të ishte kapiten.
“Nuk e dija se do të isha kapiten dhe e mësova para ndeshjes. Për mua nuk do të thotë gjë e madhe, pasi e rëndësishme ishte të nisnim me këmbë të mbarë këtë kompeticion.

Pas miqësoreve që kishim me rezultate jo të mira, e dinim që duheshin rezultate të mira sot dhe e bëmë në një farë mënyre. Kishim raste ne, por edhe ata. Ishte fitore e merituar.

Për rastin e humbur Hyka u shpreh:”Si unë dhe Hysaj duhej të shënonim. I thashë edhe Balajt që duhet të shënojmë pasi jemi me rrezik, por patëm fat dhe nuk pësuam”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb