Një gjykatë suedeze e dënoi me burgim të përjetshëm, Rakhmat Akilov, një azilkërkues nga Uzbekistani, për vrasjen e pesë vetave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve në një sulm me kamion në një rrugë të Stokholmit në muajin prill të vitit 2017.

Rakhmat Akilovin 1

“I pandehuri mes tjerash është shpallur fajtor për vepër terroriste lidhur me vrasjen e pesë vetave. Dënimi është burgim i përjetshëm”, thuhet në një deklaratë të Gjykatës së Qarkut në Stokholm, shkruan voa.

Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit dhe i dha atij për rreth 500 metra në një rrugë këmbësorësh para se ta përplaste në një dyqan.

Stokholm

Ai qe arrestuar të njëjtën ditë në një pompë benzine në njëlagje të kryeqytetit suedez.
Gjatë procesi gjyqësor ai tha se synonte të dënonte Suedinë për përfshirjen e saj në luftën globale kundër grupit radikal, Shteti Islamik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb