VELIPOJE- Personi që shihni në foto është i riu që humbi jetën sot tragjikisht në Velipojë, teksa tentonte që të shpëtonte nga mbytja të fejuarën e tij.
Ervid Palaj, 30 vjeç, ishte bashkë me motrën dhe të fejuarën e tij në plazh, ndërkohë që kishte ardhur batica. Ndonëse ai e kishte mbajtur të fejuarën në sipërfaqe të ujit, i riu humbi jetën vet.
Sapo pushuesit panë skenën e rëndë, ata tentuan që t’i ofronin ndihmë, ndërsa dy vajzave u dhanë kamerdare.
Ndërkohë arritën të nxirrnin edhe të riun në breg, por pavarësisht ndihmës që i ofruan, 30-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Fatmirësisht partnerja e dhe motra e tij është shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)