Elseid Hysaj në një intervistë për mediat italiane flet për objektivat e klubit si dhe dëshirën e madhe për të fituar titullin kampion. Mbrojtësi që po luan sezonin e tretë me skuadrën e drejtuar nga Mauricio Sarri shpreson të bëjë realitet këtë dëshirë të parealizuar prej vitesh për tifozët e Napolit.

Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonët e radio “Kiss Kiss Napoli”: “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhë në qytetin e Napolit nëse ne fitojmë titullin kampion. Misioni kryesor është të bëjmë të lumtur tifozët e mrekullueshëm, që nuk festojnë prej kohësh.”

Hysaj ka folur edhe për Champions League dhe për momentin e formës që po kalon: “Personalisht ndihem shumë mirë dhe uroj që sa më shpejt të shënoj golin tim të parë me Napolin. Ndeshja e ardhshme në Champions? Kam luajtur kundër shumë futbollistëve të aftë në karrierën time, por Sane i City është dikush për të cilin do të dëgjojmë të flitet shumë në të ardhshmen. E kam studiuar si luan dhe shpresoj ta ndalojë.”

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: