Shqipëria mori një fitore mjaft me vlera përballë Izraelit duke fituar me shifrat 1-0. Titullar në këtë përballje ishte dhe Elseid Hysaj, i cili kishte dhe rastin më të mirë për të dyfishuar rezultatin. Në intervistën për Supersport pas ndeshjes, mbrojtësi shkodran tha:
“Rasti që humba do të më mbetet në kokë për shumë kohë por duhet të shohim nga ndeshja tjetër. Gjithsesi, rëndësi ka që fituam. Në Skoci shkojmë për të fituar, por një pikë na kënaq. Synojmë kreun e grupit dhe duhet të bëjmë gjithçka që t’ia dalim,”.


Kritikave se loja e tij nuk përputhet  me atë tek  Napoli shkodrani iu përgjigj: “Kritika? Nuk ndikojnë te unë pasi unë jam më të mirën për kombëtaren, por njerëzit që flasin atë punë kanë. ”

(n.b/BalkanWeb)

Etiketa: