Lazio nuk po zhvillon një sezon pozitiv, pasi për momentin e sheh veten në vendin e tetë në rënditje. Drejtori sportiv i lacialëve, Anxhelo Fabiani, nuk ka hezituar të përmendë Hysaj, teksa shprehet se mbrojtësi kuqezi nuk është afruar në skuadër në periudhën e tij.

A e ke menduar dorëheqjen? Çfarë do të bësh pasi Sarrit t’i skadojë kontrata në vitin 2027? Pse e punësove Sarrin nëse ai duhet të tërhiqej nga merkato?

“Po thua se Fabiani e shkaktoi gjithë këtë rrëmujë? Fabiani nuk e krijoi skuadrën më të vjetër. Kur flet, duhet të jesh i kujdesshëm me fjalët e tua. Ai tha se që nga mbërritja ime, ne përfunduam të shtatët duke u kualifikuar për në Europë. Dhe vitin pasardhës, vendi i shtatë nuk ishte i mjaftueshëm.

 

Fabiani nuk e solli Hysajn. Gigot është i vetmi që solli Fabiani. Po dërgohet mesazhi i gabuar. Nëse duhet të marr përgjegjësi, do ta bëj, por nuk kam lindur dje. Që nga mbërritja ime, mund të shihni se çfarë kanë arritur Primavera dhe ekipet e vajzave, si u zgjidh një çështje kritike. Po mendoni keq, shkoni në shkollë gazetarie”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb