Gjatë konferencës për shtyp pas suksesit kundër Leicester, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, vlerësoi Dominik Szoboszlai:
“Që në minutën e parë që e pashë duke stërvitur, mbeta i impresionuar. Ai është një lojtar dhe person i jashtëzakonshëm dhe ka shumë vetëbesim. Ai është një punëtor i palodhur dhe kjo duket, pasi ai gjithmonë shtyn për të fituar topin” – tha Klopp.
Mesfushori Dominik Szoboszlai u transferua në verë nga Leipzig. Lojtari hungarez ka mbajtur veshur edhe fanellën e Salzburg dhe Leipzig.
(J.S/BalkanWeb)
