Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur lirimin nga burgu të Ermal Kurtulajt, i cili është i akuzuar në dosjen e njohur si “SASPAC”.
Me vendim të gjykatës, masa e sigurimit ndaj Kurtulajt është zëvendësuar nga “arrest në shtëpi”, pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit.
Më herët, GJKKO vendosi ta kthente çështjen për plotësim hetimesh në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke kërkuar kryerjen e veprimeve shtesë hetimore për dosjen.
Pavarësisht ndryshimit të masës së sigurimit, hetimet ndaj Ermal Kurtulajt vijojnë, ndërsa dosja mbetet në shqyrtim pas plotësimit të hetimeve të kërkuara nga gjykata.
