Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për dënimin me burgim të përjetshëm të Festim Bexhdilit, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020.

Bexhdili, i njohur si kopshtari në kompleksin “Golden Resort” në periferi të Tiranës, është një nga personat e shpallur fajtor në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale që tronditi opinionin publik.

Sipas hetimeve të SPAK, Prenga u rrëmbye në Kamzë dhe më pas u dërgua në ambientet e këtij resorti, ku dyshohet se u dhunua dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb