Nicolas Maduro erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 2013. BBC rendit tre arsye që tregojnë përse Trump dhe Maduro kanë qenë prej kohësh armiq.
Në artikull shpjegon se së pari, miliona njerëz janë larguar nga Venezuela që kur Maduro ka ardhur në pushtet, shumë prej të cilëve janë zhvendosur në SHBA.
Trump gjithashtu e ka akuzuar Maduron se është kreu i një organizate kriminale trafikimi. Edhe pse një gjë të tillë, Maduro e mohon.
SHBA-ja gjithashtu nuk beson se zgjedhjet e vitit 2024 në Venezuelë ishin të vërteta ose të drejta dhe kështu nuk e njeh Maduron si president.
Maduro u arrestua bashkë me gruan e tij nga forcat amerikane, në rezidencën e tij në Karakas.
Ai akuzohet për narko-terrorizëm, teksa të hënën ka dalë para gjyqit në New York, për seancën e parë dëgjimore, gjatë të cilit është deklaruar i pafajshëm.
Ndërsa seanca e radhës ndaj tij do të mbahet më 17 mars.
