Kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, ka reaguar pas arrestimit të babait të saj, i cili është marrë në ndalim nga SPAK për korrupsion zgjedhor.

Gjatë një interviste për gazetaren e News24, Klodiana Lala, Bozha theksoi se ky nuk është rasti i parë që ka pasur presione ndaj familjes së saj dhe të tjerëve për të tërhequr kandidaturën.

Ajo shpjegoi se familja e saj ka qenë subjekt i presioneve në të kaluarën, duke shtuar se edhe tani po përballen me një trajtim të papërgjegjshëm dhe mungesë shpjegimesh.

Bozha u shpreh se ka qenë pjesë e Partisë Socialiste për 12 vjet, dhe ndonëse tani është kandidate e PSD-së, beson se ata që janë të pakënaqur me këtë zgjedhje vijnë nga ish-partia e saj, pa dhënë emra të përveçëm.

“Shpresoj të ketë drejtësi dhe të funksionojë ligji,” përfundoi Limonera Bozha, duke theksuar se procesi zgjedhor duhet të jetë i drejtë dhe pa presione.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb