Nicolás Maduro Guerra bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga e shtuna, në pallatin legjislativ të Venezuelës, dhe foli kundër operacionit tronditës të SHBA-së që rezultoi në kapjen e babait dhe njerkës së tij.
Maduro Guerra, ose “Nicolasito”, kërkoi që SHBA-të të kthenin Maduron dhe Floresin në Venezuelë, për të cilën kërkoi edhe mbështetje ndërkombëtare.
“Nëse e normalizojmë rrëmbimin e një kreu shteti, asnjë vend nuk është i sigurt. Sot, është Venezuela. Nesër, mund të jetë çdo komb që refuzon të nënshtrohet. Ky nuk është një problem rajonal. Është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin politik global “, tha Maduro Guerra. Djali i Maduros akuzohet gjithashtu nga SHBA-të për trafik droge, akuzë të cilën ai e mohon.
35-vjeçari kishte gjithashtu edhe një mesazh për të atin.
“Vendi është në duar të sigurta baba. Shumë shpejt do të vish në Venezuelë dhe do të shohësh fëmijët e tu. Cilia ti do t’i shohësh ata. Ne do të shohim njëri-tjetrin. Rroftë Venezuela! Jetë të gjatë këtij vendi”, tha ai.
