“Agjentët e Rusisë kryen një atentat të dytë ndaj kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, para se ai të fluturonte drejt Berlinit”!

Kështu shkruan gazeta prestigjioze britanike “The Times”, duke hedhur dyshime se Rusia ka tentuar të vriste udhëheqësin e opozitës ruse, pasi i mbijetoi sulmit të parë me helm.

Në artikull thuhet se kritikut të ashpër të Presidentit Vladimir Putin i është dhënë një dozë e dytë e agjentit nervor vdekjeprurës Novichok, ndërsa ai ishte në koma, pas sulmit në Serbi.

Navalny, 44 vjeç, u sëmur ndërsa ishte në një aeroplan për në Moskë, më 20 gusht, dhe një laborator ushtarak gjerman më vonë gjeti prova të substancës Novichok në sistemin e tij.

Agjenti vdekjeprurës i nervave thuhet se është përdorur përsëri, me shpresën se ai do të vdiste para se të mbërrinte në Berlin për trajtim mjekësor, pasi Kremlinit iu bë presion nga e gjithë bota për ta lënë të udhëtonte.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb