Tensionet dhe debate kanë shoqëruar këtë mbrëmje emisionin “Open” në News24 . Aldo Bumçi dhe Fitim Zekthin, ku nuk i kanë kursyer kritikat. Gjatë fjalës së tij Zekthi është shprehur se në Partinë Demokratike nuk pranohet mendimi ndryshe. Kjo është kundërshtuar nga Bumçi i cili tha se deri më tani i kanë bërë lavazh truri shqiptarëve dhe se janë bërë palë me regjimin.

Pjesë nga debati:

Bumçi: I bëtë lavazh truri shqiptarëve, kë keni mbrojtur një vit e gjysmë. Keni shkatërruar opozitën. Në këtë regjim nuk e mbrojtët opozitën.

Sulo: Po them që Edi Rama kishte ikur me një opozitë tjetër. Ju nuk e rrëzoni dot.

Bumçi: Bëhu me opozitën vërtetë. A jemi në regjim apo jo? Këtu keni një regjim dhe një narko shtet.  Mer lupën dhe shiko opozitën,.

Sulo: Po thua, a ka regjim? Ti e kapitalizon dot? Ku e ke uraganin? Çfarë i di shqiptarët?

Bumçi: Nuk ka mbrojtur opozitën që mbushi bulevardin një vit e gjysmë. Përveç atyre që nuk duan të shohin që të largohet Edi Rama. Disa e mbrojnë direkt disa duke i rënë opozitës. Jemi në diktaturë. Gjykata ka frikë të japë një vendim. Ku është PD-ja, a është në gjykatë. Kjo është diktatura. Turpi nuk mbrohet. Je me regjimin apo kundër regjimit? Dil kundër regjimit sepse nuk mund të jesh me një diktator. Cili është ndryshimi me Putinizmin këtu, me Vuçiçin? Nuk ndryshon asgjë. Këta kanë të gjithë të drejtën të janë kundër nesh, por jo të thonë që PD të rrijë në gjykatë. Kur opozita e vërtetë është na hall. Opozita nuk është Sali Berisha, por PD. Avokatin e kujt ke bërë?

Zekthi: Nuk pranojnë që tjetri të ketë mendim ndryshe. Mendësia e Aldo Bumçit që kushdo që nuk merr në analizë atë që bën Berisha, këta njerëz janë armiq të Aldo Bumçit dhe të të drejtës. Më vjen shumë turp, unë vij nga një familje që në kohën e Enverit me hynte shiu në shtëpi. Aldo thotë nuk ndërpres njeri dhe ndërpret,. Nuk e prisja këtë. Një njeri që ka dhënë shkenca politike, është dramë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb