Roberto Lewandowskli kërkon me çdo kusht largimin e tij nga Bayern Munich në përfundim të këtij sezoni, me një destinacion të ri, “Camp Nou”. Ideja për të veshur fanellën e Barcelonës e josh gjithnjë e më shumë “bomberin”. Marca dhe Sport, dy të përditshmet spanjolle, bashkohen në këtë pikë, duke publikuar edhe detaje të tjera nga negociatat që po zhvillohen.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Marca: Mateu Alemany, drejtori sportiv i Barcelonës, ka takuar agjentin e Lewandowski duke i bërë të ditur se blugaranët janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për të blerë kartonin e Lewandowskit. Levës i është ofruar nga Barca një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Morata
Morata

Në të njëjtën kohë, në çdo rast, nëse dështon pista Lewandowski, Barcelona po punon edhe për Alvaro Morata, aktualisht pjesë e Juves por në fund të sezonit do të rikthehet te Atletico Madrid, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb