Kryetari i PD, Sali Berisha foli sot gjatë konferencës për shtyp për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Berisha tha se çuarjen e Veliajt para drejtësisë e bëri kryeministri Edi Rama, ndërsa e vuri theksin tek trajtimi çnjerëzor që sipas tij po i bëhet në burg.

“Erion Veliajn e arrestoi Edi Rama për ta hequr qafe, për ta eliminuar, e arrestoi me një letër të Nesti Angonit që ishte një pamflet që mund ta shkruash për çdo njeri. E arrestoi dhe trajtoi në mënyrën më çnjerëzore. Imagjinoni ju, të çojë policin pranë tavolinës ku operohet, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë në botë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Erion Veliaj u akuzua me dokumente për devijime të parave të taksapaguesve të Tiranës në familjen e tij, Velicën, vëllanë etj, ç’ka përbëjnë vepra penale. Por duke thënë këto, del e qartë si drita e diellit se Erion Veliajn e arrestoi Edi Rama për ta hequr qafe, për ta eliminuar, e arrestoi me një letër të Nesti Angonit që ishte një pamflet që mund ta shkruash për çdo njeri. E arrestoi dhe trajtoi në mënyrën më çnjerëzore. Imagjinoni ju, të çojë policin pranë tavolinës ku operohet, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë në botë.

Në diktaturën më të zezë ndodhte që armiqtë më të egër të partisë edhe operoheshin, por policë në sallën e operacionit nuk kishte, rrinin diku jashtë, siç i futi ky policët në sallën e operacionit të Veliajt. I tmerruar prej tij. E shkarkoi, se sa vlente Erion Veliaj, krahasoni Rexh Byberin me Veliajn, kryetari i Bashkisë Tropojë qëndroi në arrest shtëpie 11 muaj dhe doli e u kthye në punë, nuk e shkarkoi Edi Rama. Ndërsa Veliajn në një afat kohor minimal e shkarkoi sipas ekspertëve në kundërshtim me ligjet, si e si t’i japë duart sa më parë. Ku qëndron PD-ja? PD qëndron se, pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, Erion Velaj është hajduti më i madh i shqiptarëve në histori, por nga ana tjetër asnjë njeriu, cili do qoftë ai nuk mund t’i mohohen ato të drejta që i garanton ligji dhe Kushtetuta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb