SHBA – I dashuri e rreh brutalisht, një vajzë e re ia kthen me këngë. Një vajzë e re, e cila i shpëtoi për pak vdekjes pasi i dashuri e rrahu barbarisht për dhjetë orë rresht, ka regjistruar një mesazh që po përhapet me shpejtësi në rrjet.Darrian Amaker thotë se i dashuri i saj kishte planifikuar ta vriste.
“Duhej të vdisja, por mbijetova ose u arratisa, quajeni si të doni. Kalova katër ditë në spital me sytë e enjtur dhe të mbyllur, duke pyetur se përse më ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme”.
Përveç kësaj, vajza ka përgatitur edhe një këngë për eksperiencën horror, të cilën e tregon përmes fjalëve.
“Ajo e gjeti rrugën e saj në qytet, ajo nuk duron më abuzim”, këndon ajo.
(er.cu/BalkanWeb)
