Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë uroi të gjithë shqiptarët përmes një postimi në Instagram. Pavarësisht se postimi mori mjaft pëlqime dhe komente, të gjithë vëmendjen ia mori i dashuri i saj, Isac Carew.

Britaniku zbuloi se di të flasë shqip mjaft mirë. Teksa replikonte me një Dj, në postimin e të dashurës, Carew ia ktheu në gjuhën shqipe.

“A mund ta përsërisni ju lutem”, është komenti i tij në gjuhën shqipe.

I Dashuri I Dua Lipes

(Balkan Web)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: