DURRËS

Tre pushues nga Kosova kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin Fushë-Krujë-Thumanë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit S. Gj., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thuman, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, ka shkaktuar aksident me 2 mjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët një njërin mjet, shtetasit A. I., B. I., dhe E. I., banues në Kosovë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb