Rodri sheh dritën në fund të tunelit. Rikuperimi i mesfushorit spanjoll të Manchester City, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në shtator, po shkon mirë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Rodri i ka idetë e qarta, ai synon që të kthehet në fushë në  finalen e FA Cup kundër Crystal Palace më 17 maj, ndërsa ka mundësi që të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube (14 qershor – 13 korrik).  28-vjeçari është pjesë e skuadrës që në vitin 2019, periudhë në të  cilën vinte nga Atletico.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb