Fatih Teke, trajneri i Trabzonspor, vlerësoi në maksimum sulmuesin kuqezi, Ernest Muçi. Ai thotë se Muçi ka cilësi për të luajtur në Premier League.
“Ne kemi pasur një bisedë në momentin e marrjes së vendimit, lidhur me Ernest Muçi. Deri tani në stërvitje është shumë profesionist dhe përpiqet të dëgjojë sa më shumë që mundet. Nga detyrimi ndonjëherë nuk mund ta aktivizojmë në pozicionin që duam. Madje ka pasur raste që e kemi përdorur edhe në rolin e numrit 6.
Muçi ka edhe më shumë për të dhënë. Të gjitha të dhënat e tij janë në nivel elitar. Po flas për liga elitare, si Premier Ligë. Duhet të ndikojë më shumë në rezultatin e ndeshjes. Do të bëhet pak më i fortë. Ka karakterin për të luajtur në çdo ekip”- tha ai. Muçi është i huazuar nga Besiktas dhe kartoni i tij me siguri do blihet nga Trabzonspori.
