Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e kaluar një 55-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 11 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Pistoias në Itali.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi Selman Balla. Së bashku me tre të tjerë, Balla akuzohet se në vitin 2013 grabitën me dhunë një vilë në qytezën e Burianos në Provincën e Pratos. Ata grabitën disa mijëra euro, por grabitjen e shoqëruan me dhunë të shfrenuar duke rrahur shërbëtoren rumune dhe duke plagosur me thikë të zotin e shtëpisë Gian Michele Gangale, 36 vjeç. Pronari i banesës nga goditjet me thikë mbeti i paralizuar.

Selman Balla, pasi arriti të ndërronte masën e sigurisë në arrest shtëpie, u arratis nga Italia teksa në 2014 është dhënë dhe vendimi i drejtësisë për të. Kur u arrestuar Balla mohoi të ishte i përfshirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb