GREQI

Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet partnere ka ekstraduar një shqiptar nga Greqia, i cili ishte dënuar me 18 vite burg për veprat penale vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb