Kapet nga pala greke në Kakavijë një shqiptar i shumëkërkuar. Mësohet se ky person, identiteti i të cilit nuk dihet, është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës.

Ndaj tij rëndonte një urdhër europian arresti, pasi rezulton i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge.

Dokumentacioni i kaloi Prokurorisë së Janinës për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb