Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. X., banues në Tiranë.
“Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022, lokalizohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
