Një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gazmir Mehmetaj, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb