Një 40-vjeçar shqiptar i dënuar me 2 vite e 4 muaj burg për trafik droge dhe i dëbuar nga Italia, është arrestuar ditën e djeshme në Ankona.

Mediat italiane shkruajnë se 40-vjeçari kishte arritur të kthehej në Itali në mënyrë ilegale, por autoritete vendase tashmë koshin arritur të siguronin informacion për rikthimin e tij dhe ishin duke e vëzhguar.

Aktualisht ai ndodhet në burgun e Montacutos, në Ankona.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb