Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte dënuar me mbi 6 vite e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekura ra Armand Dervishi.

NJOFTIMI I POLICISE
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.

Në të njëjtin vit, ky shtetas është dënuar me burgim dhe për ndërtim të paligjshëm.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.

Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: