Policia e Shtetit ka njoftuar se është finalizuar faza e 90-të e operacionit të koduar “Operacionalja”.
Në kuadër të këtij aksioni, në Tiranë u arrestua 51-vjeçari Ylli Misku, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas autoriteteve, Misku ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg.
Ai rezulton i dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij.
51-vjeçari është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Itali, ndërsa vijojnë procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane.
