Një 44-vjeçar i identifikuar si Nelson Shehu është arrestuar nga Policia në Tepelenë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës në Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Pritet përfundimi i procedurave dhe ekstradimi i tij drejt Kosovës.

Njoftimi:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi:

N. Sh., 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb