Pas deklaratës në Kuvend të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla se ditën e nesërme do të ekstradohej nga Koreja e Jugut një shqiptar i dënuar për 3 vrasje, zbardhet identiteti i personit në fjalë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për 50-vjeçarin Ervin Shahini, i arrestuar në Korenë e Jugut dhe i shumëkërkuar nga Shqipëria.

Ky shtetas rreth viteve 1998 ka kryer krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm. Shahini vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995. Ai u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje. Ishte arratisur në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.

50-vjecari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Koren e Jugut. Shahini jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumente false.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: