Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka informuar opinionin publik se më 25 janar 2026, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23 mars 2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar, 20-vjeçari ishte arrestuar më 7 tetor 2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më 10 tetor 2024, me masë sigurimi “arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se, gjatë paradites së sotme, i riu është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të stafit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë evidentuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.

Shtetasi është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore, ku gjatë rrugës ka marrë ndihmë mjekësore nga stafi shëndetësor. Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme në urgjencë, mjeku ka konstatuar më pas ndarjen nga jeta të të riut.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe se po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Njoftimi zyrtar:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte arrestuar më datë 07.10.2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më datë 10.10.2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, shtetasi është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.
Menjëherë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore. Gjatë transportimit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor. Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konstatuar se shtetasi ka ndërruar jetë (exitus letalis).
Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo informacion të mëtejshëm, në përputhje me ligjin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb