Një 56-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia greke pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli.

Konkretisht, 56-vjeçari është dënuar me 15 vite burg në Shqipëri për trafikim të të miturve. Interpoli kishte lëshuar një “Njoftim të Kuq në Kërkim Ndërkombëtar”.

Pas disa ditësh kërkime ai u gjet dhe u arrestua, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb