Eriksen luajti 11 ndeshje këtë sezon me Bretnford në Premier League, duke bërë paraqitje të kënaqshme. Përformancat e tij duket se kanë rënë në sytë e dy skuadrave të mëdha angleze. Bëhet fjalë për Tottenham dhe Manchester United, klube të cilët kishin dërguar vëzhgues në ndeshjen e të hënës mbrëma kur lojtari zbriti në fushë me Përfaqësuesen e tij të Danimarkës.

Trajneri i londinezëve të Spurs, Conte e do në ekip, pasi ka besim mjaft te aftësitë e tij. Faktikisht kemi të bëjmë me një rikthim, pasi Eriksen ka luajtur edhe më parë për atë grup.

Kl
Kl

Manchester United ka afruar një trajner si Ten Haag dhe afrimi i Eriksen ka qenë një nga kërkesat e tij. Vera do të jetë e gjatë…

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb