Ylli i një reality show amerikan, Kaitlyn Isham ka arritur të hyjë në një prej festave të mbretit të Instagramit, Dan Bilzerian.

Ai do të inaguronte kompaninë e kanabisit, por Kaitlyn nuk ishte në listën e të ftuarve. 29-vjecarja vendosi të dërgojë një mesazh tek grupi i tij, por i thanë se lejoheshin vetëm femrat e bukura.

“Unë nuk jam thesht një femër me fytyrë të bukur. Jam e zgjuar dhe strategjike kur vjen puna për të hyrë në festat e mëdha. Nuk do të gënjëj. Dërgova disa fotografi, përfshirë edhe ato nudo vetëm për të qenë pjesë. Hyra në një pronë luksoze me vlerë 100 milionë dollarë. Kurrë nuk kam qenë në një shtëpi kaq të shtrenjtë. Kishte femra të bukura kudo. Ylli i festës më në fund u duk me një lodër seksi në dorë dhe unë u trimërova që t’i flisja. Unë u prezantova tek ai si” bashkëshortja e tij e ardhshme shpirtërore “! I thashë se shenjat tona të astrologjisë janë të pajtueshme dhe se unë dua të jem mamaja e bebeve të tij”, tha Kaitlyn në një emision mëngjesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: