I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, vizitoi Plazën e Pengjeve në Tel Aviv për t’u takuar me përfaqësuesit e familjeve të pengjeve që mbahen ende nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës. Gazeta Times of Israel raportoi se Witkoff u prit me duartrokitje nga protestuesit e shumtë të pranishëm.

Sot në atë shesh, Forumi i Familjeve të Pengjeve ngritën  një gardh me tela me gjemba me foto të të dashurve të tyre, si një formë proteste për të tërhequr vëmendjen ndaj Rripit të Gazës.

Të afërmit do të jenë të bllokuar brenda dhe do të bërtasin lutjet e tyre të dëshpëruara, ndërsa të dashurit e tyre po vdesin në robëri”, raportoi më parë Forumi në një deklaratë.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite dhe administratës amerikane: shikoni të dashurit tanë dhe në sy. Rreziku për jetën e tyre është i prekshëm dhe i menjëhershëm. Ka ardhur koha për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe për t’i dhënë fund luftës. Mjaft me vonesa. Mjaft me braktisjen e pengjeve. Ndalojeni këtë makth dhe nxirrini ata nga tunelet dhe kthehuni në shtëpi”, thuhej në deklaratë.

Hamasi ende mban 50 pengje, 27 prej të cilëve Izraeli thotë se janë tashmë të vdekur. Dje, Witkoff u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në prani të ambasadorit të SHBA-së në Izrael Mike Huckabee. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, duke folur me gazetarët, e quajti takimin shumë produktiv.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb