Mediat ndërkombëtare, referuar burimeve në Izrael dhe Palestinë, thanë që Hamasi ka pranuar propozimin e të dërguarit të posaçëm presidencial të SHBA-së, Steve Witkoff, për një armëpushim në Gaza.
Një burim palestinez pranë organizatës terroriste tha se propozimi i ri përfshin lirimin e 10 pengjeve dhe një armëpushim 70-ditor. Ai shtoi se negociatat do të vazhdojnë gjatë armëpushimit për të arritur një armëpushim të përhershëm bazuar në garancitë e SHBA-së.
Por Hamasi nuk e ka pranuar propozimin amerikan për armëpushim. Kjo u bë e ditur nga vetë i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff. Zyrtari amerikan e bëri këtë të ditur sapo lexoi njoftimet e mediave amerikane.
(BalkanWeb)
