I Dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, i cili pritet të largohet nga detyra në janar, deklaroi në Forumin e Mbrojtjes Kombëtare Reagan se përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit janë në ‘10 metrat e fundit’, të cilat janë gjithmonë më të vështirat.
Sipas tij, dy çështjet kryesore që mbeten për t’u zgjidhur janë territory, sidomos e ardhmja e Donbasit, dhe situata e centralit bërthamor ukrainas të Zaporizhias, që është më i madhi në Evropë dhe aktualisht nën kontroll rus.
“Nëse rregullojmë këto dy çështje, besoj se gjërat e tjera do të shkojnë mjaft mire”, tha Kellogg. Ai e përshkroi gjithashtu shkallën e vdekjeve dhe të plagosurve si ‘tmerruese’ dhe të paprecedentë për një luftë rajonale.
Ai shtoi se Rusia dhe Ukraina kanë mbi 2 milionë viktima, përfshirë të vdekur dhe të plagosur, që nga fillimi i luftës. As Rusia dhe as Ukraina nuk publikojnë shifra të sakta për humbjet e tyre. Moska pretendon se perëndimorët dhe ukrainasit ekzagjerojnë shifrat e saj, ndërsa Kievi thotë se Rusia ekzagjeron humbjet ukrainase.
Aktualisht, Rusia kontrollon 19,2% të territorit të Ukrainës, përfshirë Krimenë e aneksuar në 2014, gjithë Luhanskun, mbi 80% të Donetskut, rreth 75% të Khersonit dhe Zaporizhias, si dhe pjesë të rajoneve Kharkiv, Sumy, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk.
Më parë këtë muaj, u bë publik një draft amerikan i planit të paqes me 28 pika, i cili shkaktoi shqetësim tek zyrtarët ukrainas dhe evropianë, që panë se mund të lëshonte disa kërkesa kryesore të Rusisë lidhur me NATO-n, kontrollin rus mbi një të pestën e Ukrainës dhe kufizime për ushtrinë ukrainase.
Sipas Kremlinit, propozimet përfshijnë tani 27 pika, të ndara në katër pjesë, por përmbajtja e tyre e saktë nuk është bërë publike. Propozimeve fillestare amerikane, centrali bërthamor i Zaporizhias, që aktualisht nuk operon, do të rifillojë punën nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, dhe energjia e prodhuar do të ndahet në mënyrë të barabartë midis Rusisë dhe Ukrainës.
