Agjencitë e lajmeve ruse raportojnë vdekjen e liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik në spitalin qendror klinik në Moskë.

Mikhail Gorbachev, i cili i dha fund luftës së ftohtë, por nuk arriti të parandalonte rënien e Bashkimit Sovjetik, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, cituan agjencitë ruse të lajmeve, shkruan “The Guardian”.

Gorbaçov më herët ishte i shtruar në spital për dializë.

Gorbaçovi, presidenti i fundit sovjetik, lidhi marrëveshje për reduktimin e armëve me Shtetet e Bashkuara dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb