Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., nga komuna e Vushtrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2022, i pandehuri i lartëcekur, ka kontraktuar një shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari S.B., është detyruar që të marr para hua nga i pandehuri A.G., në shumë prej 60.000 euro, për të cilat ka paguar fajde në shumë prej 90.000, me këtë do të kryente veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13 Tetor 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në bashkëkryerje, kanë detyruar dëshmitarin, të veproi në dëm të pasurisë së tij, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: