Kreu i PD Sali Berisha ka lënë ambientet e SPAK. Berisha në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin Rama për presion nga Kushtetueses.
Pas dajles nga SPAK kreu i PD Sali Berisha zhvilloi një deklaratë për gazetarë. Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama duke thënë se i ka bërë presion Kushtetueses, për çështjen Balluku.
Sipas Berishës, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ktheu në detyrë Belinda Ballukun kryeministri Rama ka marrë “zemër” sepse sipas tij, tashmë Kushtetuesja ka mbyllur çdo mundësi për hetimin e ministrave.
“Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë dhe e nxori të nesërmen e vendimit antikushtetueses. Kjo i dha zemër Ramës. Pas vendimit të GJK mbyllet çdo mundësi të hetohen ministra. Ai mori garanci për këtë. Nëse nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin nuk e lejon kurrë. Ajo masë që u kishte ngel në duar Prokurorisë, ishte pezullimi në rastin e ministrave dhe këtë pasi parti GJK deri në tjegulla e bllokoi. Një akt si ky nuk ka ndodhur”, theksoi Berisha.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
“Këta mashtrues, armiq të egër të pluralizmit, bënë vettigun Berishës, jam i vetmi politika me vetting të plotë nga armiqtë e mi. Nxorën se gjithçka e imja ishin një apartament dhe 100 mijë euro 50 vite punë, bashkë me familjen time. Nxorrën si korrupsion pushime të paguara nga vajza ime një javë. Nxorën korrupsion faturën shëndetësore të paguar nga vajza ime. Nxorrën korrupsion pagesën që vajza ime dhe dhëndri kanë bërë për fëmijë në nevojë. Bashkëshortja ime prej 20 vitesh nuk ka marrë asnjë qindarkë në atë qendër, ka punuar vullnetarisht. Këto i ka formuluar ish xhelati dhe Altin Troplinin, dhe ajo gjyqtare Fetahu…Ky godit pluralizmin që të fitojë partia e tij, por kjo është betejë në vazhdim”, tha Berisha.
Drejtuesi i ri i SPAK? Përgjigja e Berishës: Në dallim nga paraardhësi i tij ky u zgjodh në përputhje me Kushtetutën sepse mori 7 vota. Famozi KLP ishte mizogen. Ato zonjat e KLP, Mandri dhe Bogdani të mos japin një votë të vetmes përfaqësuese që arriti të kualifikohej, e lanë pa asnjë votë… Atë ankimim e kanë bërë avoketërit që ndjekin procedurën sipas gjykimit të tyre. Kryeministri tmerrohet nga patllaket, revolet që agjentët i mbajnë në përputhje me ligjin…Ju kujtua Isa Boletini, erdhën tha…Nëse kthehemi në diktaturën e Enver Hoxhës . nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa të pranosh shtypjen e pluralizmit politik. Ato që pajtohen me këtë, ata kanë dificit të tmerrshëm të parimeve themelore të demokracisë.”
