Një 42-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Berat me akuzën e plagosjes. Mësohet se P.Sh, banuese në fshatin Kamçisht, Berat, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e ish-burrit, B. I., 41 vjeçe, banuese në të njëjtin fshat.
Ndërkohë telasheve me policinë nuk i ka shpëtuar as 41-vjeçarja e plagosur. Ndaj saj është nisur një procedim për dhunë në familje pasi dyshohet se ka dhunuar djalin e bashkëjetuesit të saj, njëherazi edhe djalin e autores së plagosjes, P.Sh.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasen P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat, pasi ditën e djeshme ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, shtetasen B. I., 41 vjeçe, banuese në Kamçisht, Berat. Për shtetasen B. I, dy ditë më parë ka nisur procedimi penal për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të bashkëjetuesit të saj, njëkohësisht dhe djali i shtetases P. Sh.
(BalkanWeb)
