Është zhvilluar sot në Gjykatën e Korçës seanca e gjykimit paraprak për Olgert Mustafaj, i akuzuar për vrasjen e 35-vjeçarit Altin Balliu.

Dy javë më parë, seanca u shty me kërkesën e familjarëve të viktimës, të cilëve Prokuroria ende nuk ju kishte vënë në dispozicion aktet e detyrave, që gjykata i ngarkoi organit të akuzës, por ndonëse këto akte tashmë kanë rënë në duart e familjarëve, ata kanë kërkuar nga gjykata që të detyrojë prokurorin për të ndryshuar akuzën nga vrasje e thjeshtë, sipas nenit 76, në vrasje në rrethana cilësuese, neni 79 germa DH dhe germa Ë, e rrezikshme për jetën e shumë personave dhe vrasje kundër dy apo me shumë personave.

Ndërkohe, avokati i kësaj çështjeje, Suad Idrizi, bën të ditur se gjykata konstatoi disa mangësi në hetime, të cilat i vlerësoi për t’u rikthyer edhe njëherë për të bërë një eksperiment hetimor, duke përcaktuar detaje të tjera.

Nga ana tjetër, edhe motra e Altin Balliut, e cila e ndoqi nga afër seancën, ngre për herë të dytë akuza për prokurorin Edmond Shytko.

Sipas saj, prokurori është i korruptuar dhe nëse nuk vihet drejtësi për vëllain e saj, atëherë ata do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Sapo dola nga gjyqi per tim vella sdi cdo vendosin. Dua qe e drejta e tim vellai te veje ne vend. S’ka pas faj gjykata, vendosi perseri hetimin, po ky prokuror Edmond Shytko, mos i degjofsha kurre emrin, po behet me kriminel se ai qe i mori jeten tim vllai.

E ben ceshtjen sikur ai ka qene ne gjendje depresioni, ai eshte kriminel qesh e zbardh dhembet, eshte nje trafikant, ai hedh balte mbi tim vella. Ne kete seance u vendos te rishqyrtohet dhe njehere çështja, po ky prokuror thote te njejtat gjera. Prokurori eshte i paguar, une dua te drejten e tim vëllai, te vendoset denimi me i rende per te. Nese s’behet drejtësi, ne do bejme vetgjyqesi. Prokurori i korruptuar totalisht”, tha Klodiana Rapce.

Në 17 janar të vitit të kaluar, Olger Mustafaj, vrau me 5 plumba 36-vjeçarin nga Pogradeci, Altin Balliu ,pas një debati për gërvishtjen e makinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb