Në një atmosferë të mrekullueshme në stadiumin “Adem Jashari” skuadra kampion e Kosovës, Trepça 89, mbrëmë synoi të shkruante historinë në pjesëmarrjen e parë në Ligën e Kampionëve, por përfundimi ishte për të ardhur keq.

Skuadra e Vikingur e mbylli takimin e parë me fitoren minimale 2-1 dhe kjo i krijoi besimin Trepçës se në ndeshjen e kthimit mund të bënin përmbysjen pasi skuadra kundërshtare nuk ishte e një cilësie për t’u admiruar, por ndeshja fatkeqësisht u mbyll me një tjetër humbje, 1-4.

Me një status në “facebook” klubi ka falënderuar të gjithë sportdashësit që mbushën stadiumin në Mitrovicë si dhe ata që mundësuan mbarëvajtjen e ndeshjes së parë historike në Kosovë për Ligën e Kampioneve.

Ndërkohë, ata i kanë kushtuar disa rreshta edhe faktit që ndeshja nuk u mbyll si shpresohej, përkundrazi, rezultoi një humbje e turpshme përballë një ekipi që cilësohej si i kalueshëm.
trepca-89-470x449
“Sa i përket organizimit dhe mbarëvajtjes, gjithçka ka qenë e përkryer, kurse për TURPIN ne asnjëherë nuk do të ja falim vetvetes. Juve të nderuar, të respektuar qytetarë e sportdashës, nga thellësia e zemrës ju kërkojmë falje”, shkruhej në këtë mesazh të postuar nga skuadra kosovare.

Brenda pak minutash, ky postim është shoqëruar nga dhjetëra komente të tifozëve kosovarë, të cilët të indinjuar kanë akuzuar klubin për shitjen e ndeshjes. Shumë prej tyre pretendojnë se edhe ndryshimet në formacionin titullar nga trajneri Ramadani ishin bërë për të ulur cilësisht lojën e ekipit, në mënyrë që të prodhohej një rezultat i tillë.
postime-trepca-2-470x729
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb